Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    21/06/2025 23:24
    A B-2 stealth bomber flies over Arrowhead Stadium before an NFL football game between the Baltimore Ravens and the Kansas City Chiefs Sunday, Sept. 22, 2019, in Kansas City, Mo. (AP Photo/Charlie Riedel)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtetet e Bashkuara po zhvendosin bombarduesit strategjikë B-2 në ishullin Guam në Paqësor, konfirmuan për agjencinë Reuters dy zyrtarë amerikanë të shtunën, në kohën kur Presidenti Donald Trump po shqyrton nëse ShBA-ja duhet të përfshihet në sulmet izraelite kundër Iranit.

    Nuk është e qartë nëse kjo zhvendosje ka lidhje të drejtpërdrejtë me tensionet në Lindjen e Mesme.

    Bombarduesi B-2 mund të pajiset me bombën amerikane GBU-57, e njohur si “Shkatërruesi Masiv” që peshon 13,600 kilogramë dhe është projektuar për të shkatërruar objektiva që gjenden thellë nën tokë.

    Ekspertët besojnë se kjo armë mund të përdoret për të goditur programin bërthamor të Iranit, përfshirë objektin në Fordow.

    Zyrtarët, që folën në kushte anonimiteti, nuk dhanë detaje të mëtejshme. Njëri prej tyre tha se nuk janë dhënë ende urdhra për avancim të mëtejmë përtej Guamit, por nuk bëri të ditur as numrin e bombarduesve që po zhvendosen.

    Pentagoni nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

    Bombarduesi B-2 Spirit është një avion që u shfaq në fund të viteve 1990 në Luftën e Kosovës (1998–1999). Ka një pamje trekëndëshe shumë të dallueshme me kabinën e pilotit të integruar në krah. Megjithatë, është shumë i shtrenjtë për t’u prodhuar: mesatarisht 1.7 miliard euro.

    Ekspertët dhe zyrtarët po ndjekin me vëmendje nëse bombarduesit B-2 do të zhvendosen më tej drejt bazës ushtarake amerikano-britanike në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian. Sipas tyre, kjo bazë ka pozicion strategjik ideal për operacione në Lindjen e Mesme.

    Deri muajin e kaluar, ShBA-ja kishte të stacionuar bombarduesit B-2 në Diego Garcia, të cilët më pas u zëvendësuan nga bombarduesit B-52.

    Izraeli njoftoi të shtunën se ka vrarë një komandant iranian me përvojë gjatë shkëmbimeve të sulmeve ajrore që po zgjasin prej më shumë se një jave, ndërsa Teherani deklaroi se nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor nën kërcënime.

    Izraeli pretendon se Irani është pranë zhvillimit të armëve bërthamore, ndërsa Irani këmbëngul se programi i tij ka qëllime vetëm paqësore.

    Presidenti Trump ka deklaruar se do t’i duhen deri në dy javë për të vendosur nëse Shtetet e Bashkuara duhet të përfshihen në konflikt në krah të Izraelit, kohë të mjaftueshme “për të parë nëse njerëzit vijnë në vete”, siç është shprehur ai.

    Agjencia e lajmeve Reuters raportoi e para këtë javë për zhvendosjen e një numri të madh avionësh cisternë drejt Evropës, si dhe për dërgimin e mjeteve të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe avionë luftarakë shtesë.

    Ndërkohë, një aeroplanmbajtëse amerikane nga rajoni Indo-Paqësor është nisur drejt Lindjes së Mesme.

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Shkumbin Demaliaj i hyn zyrtarisht garës për kryetar të Deçanit

    Të Fundit

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Shkumbin Demaliaj i hyn zyrtarisht garës për kryetar të Deçanit

    Khamenei: Fitorja e palestinezëve është e sigurt, Palestina çështje qendrore për Iranin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.