Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    21/06/2025 23:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një aksion i madh po zhvillohet në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në këtë qytet.

    Klankosova.tv ka raportuar ekskluzivisht për këtë operacion, i cili po zhvillohet në disa lagje të mëdha të qytetit, përfshirë edhe lagjen “Ortakoll”.

    Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se operacioni bëhet në kuadër të planit operativ “Zona Verore 2025”.

    “Ka angazhime shtesë të policisë për ofruar siguri për të gjithë qytetarët, kjo në kuadër të planit operativ të sigurisë ‘Zona Verore 2025’”, thanë nga Policia e Kosovës për Klankosova.

    Më herët, Klankosova.tv kishte mësuar se në aksion po marrin pjesë rreth 100 policë. Ende nuk dihet se a ka persona të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

    Një aksion i ngjashëm policor është zhvilluar në këtë qytet edhe javën e kaluar, pikërisht mbrëmjen e së shtunës (14 qershor), ku u kontrolluan disa lokale dhe u arrestuan pesë persona, ndërsa u sekuestruan edhe armë e mjete të ftohta. Të dyshuarve iu gjetën mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i ishte gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

    Artikuj të ngjashëm

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Shkumbin Demaliaj i hyn zyrtarisht garës për kryetar të Deçanit

    Khamenei: Fitorja e palestinezëve është e sigurt, Palestina çështje qendrore për Iranin

    Të Fundit

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Shkumbin Demaliaj i hyn zyrtarisht garës për kryetar të Deçanit

    Khamenei: Fitorja e palestinezëve është e sigurt, Palestina çështje qendrore për Iranin

    Kryediplomati italian: Shqipëria duhet të hyjë në BE para vitit 2030

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.