Irani ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili akuzohet për spiunazh në zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore të vendit, njoftoi Kanali Shtetëror i Televizionit Dy.
Raporti e përshkruan të arrestuarin si një hebre me shtetësi të dyfishtë gjermane, i cili kishte “dhjetëra raste spiunazhi dhe/ose sabotimi”, transmeton BBC.
Sipas raportit, ai kishte hyrë në Iran duke u maskuar si turist dhe kishte filmuar zona të ndjeshme në të gjithë vendin.
Arrestimi i tij vjen në një kohë të përshkallëzimit të ndalimeve në lidhje me akuzat për spiunazh dhe lidhje me Izraelin në disa provinca, duke përfshirë Markazin, Isfahanin dhe Teheranin.