Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

    21/06/2025 21:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një incident me ngjyrime të ndjeshme është raportuar sot në mëngjes në Mitrovicë, pikërisht në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan qytetin dhe simbolizon ndarjen etnike.

    Sipas burimeve të Sinjalit, më 21 qershor 2025, rreth orës 10:30, një shtetas serb me inicialet V.V, 30 vjeçar, i cili kishte ardhur për vizitë në Kosovë, ka ndaluar në Urë për të bërë fotografi – duke ngritur dorën me tre gishta të ngritur, një gjest i njohur si simbol i nacionalizmit serb.

    Kjo ka nxitur reagimin e dy qytetarëve shqiptarë, G.R, 64 vjeçar dhe A.Z, 60 vjeçar, të cilët, siç mëson Sinjali e kanë pyetur: “Pse po provokon?” dhe menjëherë më pas ka shpërthyer një konflikt fizik mes tyre.

    Nga përleshja, njëri nga të dyshuarit shqiptarë ka pësuar frakturë në hundë, siç konstatohet në raportin mjekësor. Ngjarja ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që dokumentojnë incidentin.

    Prokurori kujdestar, pas shqyrtimit të videove, ka urdhëruar që ndaj dy shqiptarëve të iniciohet rasti “Sulm”, ndërsa shtetasi serb është liruar në procedurë të rregullt, me tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike (PRQP).

    Rasti është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

    Artikuj të ngjashëm

    Erdogan i kërkon myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

    Dy zyrtarë policorë në Pejë dërgohen në mbajtje për 48 orë, prokurorja e Krimeve të Rënda jep detaje

    Rizvanolli mohon importin e energjisë nga Serbia: S’ka tregti me ta që nga viti 2020

    Të Fundit

    Vizitori nga Serbia ngre tre gishta në Urën e Ibrit – përfundon në konflikt fizik me dy shqiptarë, njëri pëson frakturë

    Erdogan i kërkon myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

    Dy zyrtarë policorë në Pejë dërgohen në mbajtje për 48 orë, prokurorja e Krimeve të Rënda jep detaje

    Rizvanolli mohon importin e energjisë nga Serbia: S’ka tregti me ta që nga viti 2020

    Rama: Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.