Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    21/06/2025 17:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet në territorin e Kosovës për ndërtimin e rrugës që do të lidhë qytetin e Prizrenit me atë të Tetovës, përmes një traseje të re që përfshin edhe një tunel 6.4 kilometra të gjatë përmes malit Korf (Vërtop).

    Sipas Kurtit, nga pala maqedonase pritet që së shpejti të miratohet projekti dhe të nisin punimet edhe në anën tjetër të malit. “Grupi punues ndërshtetëror dje mbajti takimin e radhës për të diskutuar dhe trajtuar pikat e detyrës projektuese – dokument ky thelbësor për realizimin e këtij projekti strategjik për Republikën tonë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Kurti.

    Ai tha se në takim mirëpriti në Kryeministri anëtarët e grupit punues, bashkë me zëvendësministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe zëvendësministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Hysen Durmishi.

    Rruga aktuale që lidh Prizrenin me Tetovën kalon përmes Prevallës dhe Glloboçicës dhe është 113 kilometra e gjatë. Me realizimin e rrugës së re, ky distancim pritet të zvogëlohet në më pak se 50 kilometra.

    “Mali që i ndan, do të ketë portën që i bashkon – pra tunelin me gjatësi 6.4 kilometra. Kështu udhëtimi bëhet më i lehtë, më i shpejtë dhe më i shpeshtë, lidhjet forcohen, shkëmbimet rriten e bashkëpunimi shtohet”, theksoi Kurti

    Artikuj të ngjashëm

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin për pavarësinë e Kosovës

    Marrëveshja për ndërtimin e urave mbi Ibër, Kurti: Ura që bashkojnë qytetin

    Të Fundit

    Bahtiri: Qytetarët votuan deputetët të votojnë e jo të sabotojnë dhe shantazhojnë

    Trump mirëpret rritjen e shpenzimeve të NATO-s në 5%, Rutte ia jep meritat

    Organizatat e Shoqërisë Civile me aksion para Kuvendit

    Murati: Për besë s’kemi marrëveshje me opozitën që me na e zgjat kaq shumë mandatin

    Parlamenti iranian miraton pezullimin e marrëdhënieve me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.