Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas dështimit të 35-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia adresuar përgjegjësinë e plotë për bllokadën subjektit të parë fitues të zgjedhjeve – Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa theksoi se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është kompetencë dhe njëkohësisht përgjegjësi e LVV-së, e cila sipas tij po dështon vazhdimisht të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare.
“VV-ja nuk arriti që të krijojë një shumicë për të zgjedhur kryetarin dhe për të konstituar Kuvendin. VV-së i takon nominimi për kryetarin e Kuvendit, por edhe përgjegjësia për të gjetur 61 vota. Përgjegjësia është mbi partinë e parë. Fatkeqësi që VV-ja nuk arrin të krijojë një shumicë”, tha Mustafa.