Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    “Krenar që më do Shqipëria”, sulmuesi i Gjermanisë: Nëna ime i ka rrënjët aty

    20/06/2025 22:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ai është ende një nga lojtarët më të rinj në skuadrën gjermane për Kampionatin Evropian, por edhe një nga më të dalluarit. Nelson Weiper, sulmuesi qendror i shpresave, është golashënuesi më i ri në historinë e Mainz 05.

    20-vjeçari gjithashtu mori pjesë në Kampionatin Evropian U-21 dy vjet më parë dhe, të paktën teorikisht, mund të luajë ende në finalet e ardhshme të vitit 2025.

    Deri më tani, lojtari 192 cm i gjatë ishte lënë në hije nga Nick Woltemade, por falë rotacionit të plotë të trajnerit, Weiper doli sërish në qendër të vëmendjes të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e fundit të grupit kundër Anglisë (2-1). Dhe ai tregoi se edhe ai mund të llogaritet në çdo kohë.

    Weiper tregoi aftësinë e tij për të shënuar në ajër, duke e dërguar topin fuqishëm me kokë në rrjetë pas një krosimi. Ishte goli i fitores, por edhe i pari për të me Gjermaninë U21 në tetë ndeshje që ka luajtur.

    Ai shënoi përpara babait dhe vëllait të tij që ndodheshin në stadium. “Jam shumë i lumtur që ishin në stadium; zgjodhën ndeshjen perfekte,” tha Weiper. “Jam i lumtur që mund të qëndrojnë, shpresojmë deri në fund.”

    Kohët e fundit për të ka shfaqur interesim Shqipëria dhe ai e konfirmon duke thënë: “Po, më kanë kontaktuar.”

    Nëna e Weiper është nga Shqipëria, kështu që sipas rregullave edhe djali i saj mund të luajë për kombëtaren kuqezi një ditë.

    Sipas asaj që raporton “Kicker.de” federata shqiptare nuk po rri duarkryq. “Më kanë kontaktuar dhe tashmë më duan për ekipin kombëtar të të rriturve. Është vërtet një burim krenarie kur ekipi i të rriturve të një vendi të dëshiron”, zbuloi Weiper. “Dua të tregoj aftësitë e mia për ekipin gjerman U-21 dhe të luaj mirë për Gjermaninë për aq kohë sa do të më ftojnë. Më pas nuk e di”, ka shtuar ai.

    Megjithatë, gjërat mund të bëhen serioze edhe me Shqipërinë. “Nëse gjërat nuk funksionojnë për Gjermaninë në një moment, e shoh këtë si një mundësi shumë të mirë. Nëna ime i ka rrënjët aty.”

    Kjo mundësi është teorikisht e hapur edhe për Brajan Grudën. Ashtu si Weiper, lojtari i U-21, i cili tani luan në Premier League me Brighton, vjen gjithashtu nga ekipet zinxhir të Mainz. Edhe mesfushori krahut, ashtu si Weiper, ka gjithashtu rrënjë shqiptare.

    Artikuj të ngjashëm

    Përfshihen nga zjarri disa vetura në lagjen “Bregu i Diellit”

    Ambasadori i Izraelit në OKB: Diplomacia me Iranin nuk mjafton më

    Shqipëri: Shpëtohen dy shqiptarë që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen

    Të Fundit

    Përfshihen nga zjarri disa vetura në lagjen “Bregu i Diellit”

    “Krenar që më do Shqipëria”, sulmuesi i Gjermanisë: Nëna ime i ka rrënjët aty

    Ambasadori i Izraelit në OKB: Diplomacia me Iranin nuk mjafton më

    Shqipëri: Shpëtohen dy shqiptarë që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen

    Shpërthime në Iran, Izraeli nis sulmet e reja

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.