Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së

    20/06/2025 22:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Xhafer Tahiri, ish-kryetar i Vushtrrisë, ka njoftuar se do t’i rikthehet garës sërish për kryetar të kësaj komune, vendim të cilin, siç ka thënë ai, e ka marrë pas një ‘‘reflektimi të gjatë’’ dhe pas shumë bisedave me qytetarë e familjen e tij.

    Ai ka deklaruar se qyteti i Vushtrrisë ka nevojë për punë e jo spektakël,  dhe se ka nevojë për dikë që e njeh çdo rrugicë, çdo lagje, çdo problem – dhe që nuk ka frikë të përballet me të.

    Postimi:

    Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

    Pas një reflektimi të gjatë, pas shumë bisedash me ju, me familjen time, me bashkëpunëtorë e me njerëz që Vushtrrinë e duan sinqerisht – në këtë Premte të bardhë, kam marrë një vendim të rëndësishëm dhe të ndjerë: po, po i rikthehem garës për kryetar të komunës sonë.

    E bëj këtë me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, dashurie dhe përkushtimi ndaj qytetit tonë. Nuk është ambicia ajo që më shtyn. Është ndjenja që ende ka shumë punë për të përfunduar, shumë projekte për t’u realizuar dhe shumë shpresë për t’u kthyer në realitet.

    E kam ndjerë mungesën tuaj çdo ditë. Më ka munguar zëri i qytetarit të zakonshëm që kërkon zgjidhje, më ka munguar energjia e shkollave tona, fryma e bashkëpunimit me fermerët tanë, dhe mbi të gjitha – më ka munguar mundësia për të shërbyer, jo për të sunduar.

    Kur isha në detyrë, nuk premtoja mrekulli, por punoja ditë e natë për të realizuar premtimet që ju më besuat. Sot, ju ftoj t’i japim Vushtrrisë një tjetër kapitull të ndritur – një kthesë të drejtë, të ndershme dhe njerëzore.

    Vushtrria nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për punë. Ka nevojë për dikë që e njeh çdo rrugicë, çdo lagje, çdo problem – dhe që nuk ka frikë të përballet me të. Unë jam gati. E ndjej se më shumë se kurrë, jam gati të vazhdoj atë që nisëm së bashku.

    Me përulësi, me zemër të hapur dhe me vizion të qartë, kërkoj besimin tuaj sërish. Për Vushtrrinë që e duam, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një qytet që frymon zhvillim e dinjitet.

    Artikuj të ngjashëm

    Shpërthime në Iran, Izraeli nis sulmet e reja

    Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë

    Tahiri: Kolapsin energjetik e solli keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët e LVV-së

    Të Fundit

    Shpërthime në Iran, Izraeli nis sulmet e reja

    Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së

    Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë

    Tahiri: Kolapsin energjetik e solli keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët e LVV-së

    Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.