Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Reagon KEK-u: Operimi i njësive tona prodhuese po vazhdon normalisht dhe s’ka asnjë kolaps prodhimi

    20/06/2025 16:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) përmes një reagimi publik ka njoftuar opinionin publik se operimi i njësive  prodhuese po vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi.

    Në reagimin e tyre thuhet se njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira për t’u parashikuar me saktësi, por megjithatë, ekipet e tyre teknike janë në gatishmëri të plotë dhe reagojnë me profesionalizëm dhe përkushtim të menjëhershëm për çdo situatë.

    “Njësia A3 është rikthyer në operim dhe po funksionon normalisht. Njësia B1 parashihet të rikthehet brenda 48 orëve, ndërkohë që po punohet maksimalisht për rikthimin në operim edhe të njësive të tjera të Termocentralit “Kosova A” në ditët në vijim”, vijon reagimi.

    Tutje thuhet se edhe  pse dje nuk është bërë nominimi për furnizim me energji, kjo është pasojë e pasigurisë së lartë teknike dhe kushteve që e bënin rikthimin e njësisë A3 pothuajse të pamundur.

    “Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe të pandërprerë të stafit teknik, kjo njësia është rikthyer sot në operim dhe është në prodhim të rregullt. Njësia B1 nuk është nominuar për shkak të vështirësive teknike që lidhen me rritjen e humbjeve të ujit në kaldajë, rrjedhjet e avullit në sistemin e gypave dhe sinjalizimin e një defekti në filtrin elektrik. Pavarësisht përpjekjeve maksimale për ta mbajtur në operim, ndalja e saj është planifikuar të ndodhë në orët e para të mëngjesit të 21.06.2025, me qëllim të evitimit të ndonjë avarie më të madhe apo të paparashikueshme që mund të cenonte sigurinë teknike të njësisë dhe sistemit në tërësi”, sqaron KEK-u.

    Ndër të tjera thuhet se KEK sh.a. është duke angazhuar të gjitha kapacitetet për sanimin e situatës dhe rikthimin e njësisë B1 në operim brenda afatit të parashikuar prej 48 orësh, në varësi të shkallës së dëmtimeve të gypave që duhet të zëvendësohen në kaldajë.

    “KEK mbetet e përkushtuar ndaj misionit për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji për vendin dhe do të vazhdojë të informojë me transparencë për çdo zhvillim relevant në operimin e njësive prodhuese”, përfundon njoftimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, pyet a ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike?

    “Kjo marrëzi duhet të ndalet”, Erdogan: Lufta mes Iranit dhe Izraelit po shkon drejt pikës pa kthim

    Zogaj ia kthen Muratit: S’je në pozitë as morale e politike për leksionet mbi demokracinë apo Rugovizmin

    Të Fundit

    Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, pyet a ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike?

    Reagon KEK-u: Operimi i njësive tona prodhuese po vazhdon normalisht dhe s’ka asnjë kolaps prodhimi

    “Kjo marrëzi duhet të ndalet”, Erdogan: Lufta mes Iranit dhe Izraelit po shkon drejt pikës pa kthim

    Zogaj ia kthen Muratit: S’je në pozitë as morale e politike për leksionet mbi demokracinë apo Rugovizmin

    A ka ende një “shans diplomatik” në konfliktin Izrael-Iran?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.