Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj, ka reaguar ndaj një sulmi që sot ministri në detyrë Hekuran Murati ia ka bërë kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e votimit e respektimit të Kushtetueses.
Zogaj thotë se reagimi i Muratit e tregon një “kastë që e ka humbur kontrollin”.
Ai ka thënë se Murati s’është në pozitë as moral e as politike për të dhënë leksione për demokraci e Rugovizëm.
Postimi i plotë:
Reagimi i Hekuranit është dëshmi e nervozizmit të një kaste që e ka humb kontrollin.
LDK nuk ka frikë nga transparenca, përkundrazi, jemi shembulli i saj. Vota jonë KUNDËR do të bëhet e ditur hapur, sepse nuk jemi votues të fshehtë të prapaskenës, siç po kërkon kjo kastë politike.
Hekurani nuk është në pozitë as morale e as politike për të dhënë leksione mbi demokracinë apo Rugovizmin. Sa herë që flet për LDK-në, i bie të flasë për vlerat që ai dhe kasta e tij i shkelin çdo dit