Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Murati “godet” Abdixhikun për deklaratën mbi votimin e fshehtë: Katandisje e partisë së Rugovës

    20/06/2025 14:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur.

    Abdixhiku ka pohuar se “deputetët do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolinat ku bëhet ai komisioni, do ta plotësojnë kundër, do ta tregojnë te kamera lartë dhe do ta vendosin në kuti të votimit – 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”.

    Murati derisa ka shpërndarë deklaratën e Abdixhikut ka shkruar se “Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese”.

    Ndryshe, që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar, kjo pasi LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por që subjektet tjera politike kanë deklaruar se nuk do ta votojnë atë për këtë post.

    Artikuj të ngjashëm

    Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë-Serbi

    Dy ish-banorët e BBVK po zyrtarizojnë romancën?

    Kallas: Veprimet e Izraelit në Gaza nuk janë në përputhje me parimet e BE-së

    Të Fundit

    Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë-Serbi

    Dy ish-banorët e BBVK po zyrtarizojnë romancën?

    Kallas: Veprimet e Izraelit në Gaza nuk janë në përputhje me parimet e BE-së

    Vuçiq paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri: Pjesa më e madhe e pajisjeve është blerë në fshehtësi

    Ushtria izraelite thotë se i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit për vite me radhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.