Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Arsyet e kësaj dorëheqje kanë të bëjnë me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në dikasterin që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.
Në letrën e dorëheqjes, ambasadori Ukelli ka treguar pse po largohet nga shërbimi diplomatik i Kosovës.
Katër herë ambasadori i Kosovës ka bërë me dije se zhvillimet në dy vitet e fundit në MPJD nuk kanë qenë në përputhje me parimet e profesionalizmit.
Sipas tij, këto zhvillime kanë krijuar një realitet të papajtueshme me standardet që ai ka mbrojtur dhe përfaqësuar në karrierën e tij.
“Me gjithë përkushtimin tim të palëkundur, zhvillimet sidomos në dy vitet e fundit në institucion kanë krijuar një ambient që, në bindjen time të thellë, nuk është më në përputhje as me parimet e profesionalizmit e as integritetit dhe meritokracisë. Këto zhvillime përbëjnë një realitet të papajtueshme me standardet që unë kam mbrojtur e përfaqësuar. Në këto rrethana, e konsideroj të ndershme dhe të nevojshme të tërhiqen nga institucioni”, është thënë në letrën e dorëheqjes.
Në letrën e tij drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së, Ilir Muçaj, Ukelli ai ka bërë me dije se dorëheqja e tij ka efekt të mendjeshume.
“Gjatë gjithë karrierës sime në shërbimin diplomatik dhe institucional si gjenerata e parë e ambasadorëve të karrierës – përfshirë katër emërime si ambasador dhe detyrën si Drejtor i parë i Përgjithshëm në Ministri – kam qenë thellësisht i përkushtuar ndaj përfaqësimit dinjitoz të Shtetit, forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit dhe ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë”, është thënë në letrën që është dorëzuar në MPJD më 17 qershor.
Ndër të tjera, ambasadori Ukelli ka treguar për vlerësimet ndërkombëtare që ka pasur për karrierën e tij diplomatike.
“Gjatë kësaj periudhe, përveç tjerash kam pasur nderin të kontribuoj në arritjen e njohjeve shtetërore nga vende të rajonit të Paqësorit, në nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e zyrave ndërlidhëse në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe të jem dekoruar me urdhrin më të lartë që jepet nga Presidenti i Republikës së Austrisë për kontributin tim në ngritjen dhe forcimin e raporteve bilaterale. Punë ime është vlerësuar gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar, diaspora shqiptare dhe stafi me të cilin kam bashkëpunuar, të cilëve u jam mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Ukelli ka qenë prej ambasadorëve të parë të karrierës të Republikës së Kosovës.