Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj tensioneve në Lindjen e Mesme, duke kërkuar ndaljen e menjëhershme të sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës energjetike.
Sipas France24, duke foluar në”Airshow” të Parisit, Macron ka shtuar se Teherani duhet të tregojë gatishmërinë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve në lidhje me programin e tij bërthamor.
“Që prej disa ditësh, Franca ka një qëndrim të qartë dhe të thjeshtë: nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj infrastrukturave energjetike dhe popullsisë civile,” është shprehur Macron.