Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjuriq: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik  

    20/06/2025 12:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i ka cilësuar si “persekutim të hapur politik” fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet në Kosovë lidhur me vendosjen e barrikadave në veri më 2022.

    Në mesin e 11 personave ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim është edhe Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – i cili po ashtu kërkohet nga Kosova për sulmin e armatosur më 2023 në Banjskë të Zveçanit.

    Gjuriq tha se këto fletarrestime janë “të pabazuara” dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Departamentit amerikan të Shtetit të publikuar në dhjetor të vitit 2022.

    Kryediplomati serb tha se në bazë të kësaj deklarate, barrikadat ishin hequr pasi kishte “garanci ndërkombëtare që nuk do të kishte masa represive ndaj pjesëmarrësve”.

    “Me këtë veprim, Prishtina minon drejtpërdrejt besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese dhe shkel brutalisht frymën e uljes së tensioneve që ishte vendosur atëherë”, u tha në deklaratë.

    Gjuriq u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-së dhe BE-së, që të reagojnë urgjentisht dhe “të mbrojnë të drejtat themelore të popullit serb”.

    Përfaqësuesit serbë që kishin marrë pjesë në barrikadat e dhjetorit 2022 në veriun e Kosovës kishin vendosur disa kushte për heqjen e tyre, si lirimi i serbëve të arrestuar dhe “tërheqja” e listave të supozuara me emra serbësh që, sipas tyre, Kosova synonte t’i arrestonte.

    Beogradi zyrtar atëbotë kishte deklaruar se kishte marrë një njoftim zyrtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, ku thuhej se ishte përmbushur kërkesa e dytë e serbëve.

    SHBA-ja dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët më 28 dhjetor 2022 deklaruan se kishin marrë siguri nga autoritetet në Kosovë se nuk ekzistojnë lista me emra serbësh që do të arrestoheshin apo përndiqeshin për shkak të protestave paqësore apo vendosjes së barrikadave.

    “Njëkohësisht, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhej mes tjerash në këtë deklaratë të përbashkët.

    Përveç në dhjetor, barrikada janë vendosur edhe më 31 korrik 2022, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit e Serbisë, por ato janë larguar më 1 gusht pas vendimit të Kosovës për ta shtyrë zbatimin e kësaj mase për 30 ditë.

    Më 18 qershor 2025 Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se është lëshuar fletarrestim ndaj Radoiçiqit dhe 10 serbëve të tjerë.

    Radoiçiq dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar nga autoritetet në Kosovë pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

    Radoiçiqi ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, gjatë të cilit u vra një polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Ndaj tij Kosova ka lëshuar edhe fletarrestime për krime lufte.

    Ndryshe, gjatë kësaj jave, po ashtu janë thirrur që të merren në pyetje edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Zllatan Elek./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

    Vdes Sofe Rizaj, punoi e veproi tërë jetën për arsimin në Deçan

    KEK me njoftim: Njësia A3 rikthehet në operim

    Të Fundit

    KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

    Vdes Sofe Rizaj, punoi e veproi tërë jetën për arsimin në Deçan

    Gjuriq: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik  

    KEK me njoftim: Njësia A3 rikthehet në operim

    Ramush Haradinaj e quan fmijaq Albin Kurtin: Është mirë me fillu me ia nxi jetën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.