Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova shënon Ditën e Refugjatëve, bëhet thirrje për shërbime adekuate për të gjithë ata që i qasen Kosovës si vend i sigurt

    20/06/2025 12:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), shënoi të premten Ditën Botërore të Refugjatëve me moton “Solidaritet me Refugjatët”, duke bërë thirrje për mbështetje më të madhe për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të konflikteve dhe përndjekjeve, raporton Ekonomia Online.

    Drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, theksoi se kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi vuajtjet, por edhe dinjitetin e atyre që kanë humbur gjithçka.

    “Shtëpitë e tyre, vendlindjet, të afërmit për të kërkuar një jetë më të denjë dhe më të sigurt në Kosovë. Kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë për dhimbjet që përjetojnë refugjatët dhe personat e zhvendosur me forcë, kjo ditë është një thirrje për solidaritet dhe veprim. Mundësi për të rindërtuar një jetë të re në Kosovë”, tha Rushiti.

    Ajo rikujtoi edhe përvojën e Kosovës me refugjatët në vitet e luftës.

    “Dita e sotme na prek thellë dhe na rikthen në kujtimet tona si komb. Pothuajse gjysma e popullatës tonë ka përjetuar se çka do të thotë të jesh refugjat. Mijëra kosovarë në vitet e errëta të historisë sonë u detyruan t’i lënë vatrat e tyre për të gjetur mbrojtje në vende fqinje dhe më larg. Përvoja jonë si refugjatë nuk është vetëm kujtim i hidhur, por është edhe një pjesë e identitetit tonë kolektiv, një përvojë që na bën edhe më të ndjeshëm dhe më të përgjegjshëm për të reaguar, vepruar dhe ofruar shërbime adekuate të gjithë atyre që i qasen Kosovës si një vend më i sigurt”, tha ajo.

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u ndal te dimensioni global i krizës së refugjatëve, duke theksuar se mbi 120 milionë njerëz në botë sot nuk i kanë të garantuara as të drejtat minimale për të jetuar në vendbanimet e tyre.

    “Një pjesë e madhe e jona e kemi përjetuar vetë një situatë të tillë. Pra, të qenët refugjat është një prej ndjesive më të vështira dhe që nuk është zgjedhje e jona, por është një veprim i imponuar, një detyrim, një nevojë urgjente për të arritur me shpëtuar jetën për të qenë gjallë. E çdo qenie e gjallë duhet që të trajtohet me dinjitet”, tha ai.

    Qelaj bëri të ditur se institucioni i tij ka pranuar ankesa nga persona të zhvendosur dhe ka intervenuar në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    “Kemi edhe sfida dhe ne i marrim si detyrë që të punojmë më shumë. Institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmëri që secilit person, si refugjat, t’i ofrohen të gjitha garancitë për respektimin e standardeve minimale. Kam pranuar ankesa nga personat e zhvendosur, i kemi trajtuar ato dhe në çdo rast kemi arritur që t’i dalim në ndihmë refugjatëve që të fitojnë të drejtat e tyre”, tha ai.

    Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Arnhild Spence, theksoi progresin e bërë në Kosovë për çështjen e refugjatëve, por paralajmëroi se sfidat mbeten të mëdha.

    “Që nga viti 2000, mbi 29,000 persona të zhvendosur nga komunitetet joshumicë kanë gjetur zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë. Kjo është me të vërtetë një arritje e madhe, por çështja e zhvendosjes në Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën nuk ka përfunduar ende”, tha ai.

    Spence theksoi se mbi 15,000 persona të zhvendosur brenda Kosovës kanë ende nevojë për zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa më shumë se 70,000 kosovarë jetojnë në vendet fqinje pa pasur mundësi kthimi.

    “Është e rëndësishme për ta, për dinjitetin e tyre, për rindërtimin e jetës së tyre. Është gjithashtu e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

    Arjun Shrestha, shef i Misionit të UNHCR-it në Kosovë, foli për sfidat globale që po përkeqësojnë gjendjen e refugjatëve, përfshirë krizën financiare dhe ristrukturimin e operacioneve.

    “Gjatë këtij viti të fundit, sfidat me të cilat përballen refugjatët vetëm janë intensifikuar. Me rritjen e nevojave globale dhe një krizë të thelluar të financimit, operacionet e UNHCR-it, përfshirë edhe këtu në Kosovë, po kalojnë në një proces ristrukturimi. Megjithatë, përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të mbështetur, mbrojtur dhe qëndruar në solidaritet me ata që janë zhvendosur”, tha ai.

    Shrestha vuri theksin te rëndësia e shëndetit mendor si një aspekt shpesh i anashkaluar i mbrojtjes së refugjatëve.

    “Trauma e zhvendosjes, pasiguria e mërgimit dhe dhimbja e ndarjes nga shtëpia dhe të dashurit lënë gjurmë të thella psikologjike. Refugjatët dhe migrantët kanë shumë më shumë gjasa se pjesa tjetër e popullsisë të përjetojnë probleme të shëndetit mendor. Mbështetja për shëndetin mendor dhe atë psikosocial nuk është opsionale. Ajo është thelbësore. Është një pjesë thelbësore e mandatit të mbrojtjes së UNHCR-it dhe duhet të integrohet në çdo aspekt të përgjigjes sonë ndaj refugjatëve”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Bëra thirrje për qetësi”, Simiq pranon se do të intervistohet si i dyshuar për barrikadat e 2022-ës në veri

    Kina dërgon dhjetëra aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit

    Hakerët iranianë kërcënojnë Shqipërinë

    Të Fundit

    “Bëra thirrje për qetësi”, Simiq pranon se do të intervistohet si i dyshuar për barrikadat e 2022-ës në veri

    Kosova shënon Ditën e Refugjatëve, bëhet thirrje për shërbime adekuate për të gjithë ata që i qasen Kosovës si vend i sigurt

    Kina dërgon dhjetëra aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit

    Hakerët iranianë kërcënojnë Shqipërinë

    Pas misionit në Kosovë, ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA – familjarët i presin me pankarta

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.