Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht në Vushtrri dje pasdite.
Policia tha se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjor.
“Vushtrri / 19.06.2025 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.