Irani ka deklaruar se e kishte zhvendosur të gjithë materialin e tij bërthamor në një vend të sigurt përpara se Izraeli të ndërmerrte sulme ndaj qendrave bërthamore të vendit.
Komandanti iranian Mohsen Rezaei tha të enjten se “Izraeli goditi Natanzin, Isfahanin, Khandabin dhe Arakun, por ato ishin evakuuar tashmë”, raporton Daily Mail.
Sipas tij, vendet kyçe të programit bërthamor iranian ishin bosh në momentin e sulmit dhe materialet ishin tërhequr në një lokacion të paidentifikuar për siguri.
Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore që nga e premtja e kaluar me qëllim të goditjes së infrastrukturës bërthamore të Iranit, në një përpjekje për të frenuar kapacitetin e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, i cili fillimisht kërcënoi me sulme ajrore “brenda disa ditësh”, ka vendosur të mos përfshihet drejtpërdrejt për momentin.
Sipas raportimeve, Trump kërkonte “dorëzimin pa kushte” të Iranit, por është tërhequr përkohësisht, ndërsa shtetet kryesore evropiane po përgatiten të marrin pjesë në bisedimet e paqes.