Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

    19/06/2025 16:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, është dashur të jenë masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.

    Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së tha gjithashtu se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8, i cili kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.

    “Po i ndjekim me kujdes arrestimet dhe dëbimet. I kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, u tha në përgjigjen e dërguar nga BE-ja.

    Autoritetet e Kosovës, që nga 15 qershori, kanë dëbuar pesë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetonin në Kosovë, me arsyetimin se “përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.

    Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më herët ka bërë të ditur se vendimin për heqjen e shtetësisë e ka marrë mbi bazën e Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

    Nga Ambasada gjermane në Kosovë kanë thënë po ashtu se vendimet e ndjeshme, siç janë heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Nga kjo ambasadë kanë thënë se personave të prekur duhet t’u sigurohet qasje e plotë në këshillim juridik dhe mundësi për ankimim ligjor.

    Edhe nga Ambasada e Italisë në Kosovë kanë thënë se po e ndjek me kujdes situatën rreth dëbimit të pjesëtarëve serbë të policisë, por edhe arrestimin e ish-policit kosovar, Arbnor Spahiu, në Serbi.

    “Thirrja jonë për të dyja palët është që të veprojnë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të tensioneve”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Ambasada Italiane në Kosovë.

    Më 7 qershor në Serbi është arrestuar ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë.

    Avokati i Spahiut, Arianit Koci ka thënë klienti i tij po akuzohet për vrasjen e tre sulmuesve serbë në Banjskë.

    Nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thanë se nuk kanë informacione të plota rreth dëbimit të pjesëtarëve të MPB-së serbe dhe heqjes së shtetësisë kosovare, prandaj nuk mund të komentojnë për raste konkrete. Megjithatë, nga OSBE-ja thanë se po e ndjekin me kujdes situatën.

    “Ne theksojmë se në situata të tilla, institucionet duhet t’i përmbahen sundimit të ligjit dhe procedurës së rregullt ligjore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thanë nga OSBE-ja.

    Ndërkaq, një grup organizatash joqeveritare serbe ka reaguar më 18 qershor, duke shprehur “shqetësim të thellë për praktikën e fundit të dëbimit të qytetarëve të nacionalitetit serb, me qëndrim të përhershëm dhe me familje në Kosovë, pa heqje paraprake të shtetësisë, pa gjykim dhe pa të drejtë ankese”.

    Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në reagimin e saj vlerësoi se bëhet fjalë për “politikë të përndjekjes së një populli dhe spastrimit etnik të serbëve”.

    Po ashtu, tha se është në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe se i ka informuar për gjithçka përfaqësuesit ndërkombëtarë.

    Sipas Ligjit për shtetësinë e Kosovës, një person humb shtetësinë nëse merret me aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe nëse qëllimshëm i bashkohet një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës.

    Sipas po të njëjtit ligj, një person mund të humbë shtetësinë nëse është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e organeve vendore ose nëse një gjë e tillë nuk i është lejuar me marrëveshje ndërkombëtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Cancelo pas barazimit ndaj Real Madrid: E dua Barcelonën, jam tifoz i tyre

    Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës

    Abdullahu i PDK-së: Kuvendi i Kosovës është “kurtizuar”

    Të Fundit

    Cancelo pas barazimit ndaj Real Madrid: E dua Barcelonën, jam tifoz i tyre

    Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës

    BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

    Abdullahu i PDK-së: Kuvendi i Kosovës është “kurtizuar”

    Ekstradohen nga Dubai tre shqiptarët e përfshirë në grupe kriminale dhe vrasje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.