Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për seancën e radhës.
Kjo është hera e 34-të që mblidhen deputetët për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, gjë e cila dështoi përsëri.
Në seancën e sotme të pranishëm ishin 102 deputetë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri thirrje sërish që partitë politike si PDK, LDK,AAK dhe Nisma të propozojnë emrat e anëtarëve për komision për votim të fshehtë, gjë e cila u refuzua si herat e kaluara.
Ky propozim mori vetëm 51 vota për, kundër një.
Pas kësaj, Dehari njoftoi se seanca ndërpritet për të vazhduar pas 48 orëve në ora 10:00.