Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Presidenti kroat: Izraeli udhëhiqet nga një klikë kriminale, dëshiron ta fusë botën në luftë

    19/06/2025 12:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti kroat, Zoran Milanoviq foli para mediave rreth zhvillimeve aktuale në botë.

    Referuar zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ai tha se qëndrimi i tij është i ndryshëm nga ai i partisë në pushtet dhe  kryeministrit Andrej Plenkoviq.

    “Izraeli aktualisht drejtohet nga një klikë kriminale dhe dëshiron ta përfshijë botën në luftë”, tha ai.

    “Izraeli mund të bëjë çfarë të dojë, e ka bërë këtë për dekada të tëra. Mendoj se nuk duhet të kemi të bëjmë fare me një shtet të tillë dhe me një udhëheqje të tillë shtetërore. Është thjesht një politikë kriminale që nuk çon askund dhe që, për fat të keq, ka mbështetjen e Washingtonit”, tha Milanoviq në një deklaratë për gazetarët ditën e djeshme, siç raportojnë mediat në Kroaci.

    Ai tha gjithashtu se “nuk ka asnjë shqetësim” se çfarë do të mendojnë “ambasada izraelite në Kroaci ose Ministria e tyre e Punëve të Jashtme” për fjalët e tij.

    Ai tha se Kroacia duhet ta njohë Palestinën.

    Izraeli e filloi konfliktin e tij me Iranin të premten me një sulm ajror të papritur dhe masiv që vrau pothuajse të gjithë komandantët më të lartë ushtarakë të Iranit dhe shkencëtarët kryesorë bërthamorë. Irani u përgjigj me një seri sulmesh ndaj qyteteve izraelite.

    Operacioni izraelit në Gaza kundër Hamasit ka vazhduar prej një viti e gjysmë me viktima të shumta civile.

    Artikuj të ngjashëm

    Auditori: Të hyrat e PDK-së për vitin 2024 ishin mbi 1 milionë euro

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Të Fundit

    Auditori: Të hyrat e PDK-së për vitin 2024 ishin mbi 1 milionë euro

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Zjarri tragjik në Koçan – Një nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.