Kandidatja për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Ne gjatë kësaj kohe për asnjë moment të vetëm nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve nga ana e opozitës.“Kemi parë mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituuimin e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.
Haxhiu ka theksuar më tej se me zhvillimet për moskonstituimin e parlamentit po shkelet Kushtetuta e Kosovës.
“Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, shtoi ajo.
Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese është vonuar me vendimin për komisionin e fshehtë.
“Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë, ose gjykata e merr, e bën të pranueshme këtë lëndë, e trajton nëse kryesuesi i seancës ka pasur të drejtë për komisionin për votim të fshehtë, ne besojmë fuqishëm se ka pasur të drejtë”.
“Po e presim vendimin e gjykatës, mirëpo nuk është në rregull që është vonuar kaq shumë sepse jemi në javën e pestë prej kur kjo është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk kemi ndonjë vendim nga gjykata”.