Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Putin: Zelensky nuk është legjitim, armatosja e NATO-s nuk paraqet kërcënim për Rusinë

    19/06/2025 09:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjtense shtimi i shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen nuk përbën një “kërcënim” për Rusinë, vetëm disa ditë para se aleanca të miratojë një plan për të rritur kapacitetet ushtarake në të gjithë Evropën.

    Në një konferencë shtypi të mbajtur natën vonë në Shën Petersburg, Putin theksoi se trupat ruse do të vazhdojnë ofensivën në Ukrainë dhe vuri në dyshim legjitimitetin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

    Takimi i rëndësishëm i NATO-s do të mbahet javën e ardhshme në Hagë, ku do të diskutohet propozimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% të PBB-së, nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump.

    Putin theksoi se Rusia është e “vetë-mjaftueshme” në sigurinë e saj dhe po modernizon vazhdimisht forcat e armatosura. Ai shtoi se, edhe pse rritja e shpenzimeve nga NATO paraqet disa sfida “specifike”, ato nuk janë të pakapërcyeshme për Rusinë, raportojnë mediat franceze,  transmeton Klankosova.tv.

    Lidhur me luftën në Ukrainë, Putin tha se trupat ruse po avancojnë çdo ditë në vijën e frontit dhe se ofensiva do të vazhdojë. Ai gjithashtu sugjeroi se mund të takohej me Zelenskyy, por vetëm në “fazën përfundimtare” të negociatave për paqe.

    Megjithatë, ai vuri në dyshim të drejtën e Zelenskyyt për të nënshkruar një marrëveshje paqeje, duke pretenduar se mandati i tij pesëvjeçar ka përfunduar,  një pretendim që Kievi e ka hedhur poshtë si propagandë.

    Rusia ka hedhur poshtë kërkesat për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, duke kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga territori dhe mbështetja perëndimore, kërkesa që Kievi i ka quajtur “ultimatume”.

    Ndërkohë, Rusia ka shtuar sulmet ajrore mbi Ukrainën. Më 19 qershor, një sulm në Kiev vrau të paktën 28 persona, sipas autoriteteve ukrainase. Megjithë dëshmitë për viktima të shumta civile, Putin mohoi që ushtria ruse të ketë në shënjestër zonat civile.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin për pavarësinë e Kosovës

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

    Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë

    Të Fundit

    Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin për pavarësinë e Kosovës

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

    Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë

    Netanyahu: Nëse duhet, Izraeli gati të luftojë edhe pa ndihmën e Amerikës

    Mërgimtari nga Kosova vdiq në një aksident trafiku në Francë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.