Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Reuters: Ministrat evropianë do të zhvillojnë bisedime bërthamore me Iranin të premten në Gjenevë

    18/06/2025 23:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë planifikojnë të zhvillojnë bisedime bërthamore me homologun e tyre iranian të premten në Gjenevë, tha për Reuters duke cituar një burim diplomatik gjerman.

    Sipas Reuters, ministrat fillimisht do të takohen me diplomaten kryesore të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në misionin e përhershëm të Gjermanisë në Gjenevë, përpara se të zhvillojnë një takim të përbashkët me ministrin e jashtëm iranian.

    Nisma evropiane vjen mes frikës për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli ndërmori javën e kaluar sulme të gjera ushtarake ndaj armikut të tij të betuar, Iranit, dhe Irani iu përgjigj me valë raketash ndaj objektivave izraelite.

    Presidenti Donald Trump ka refuzuar të thotë nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen fushatës ushtarake të aleatit të saj, Izraelit, gjë që ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës.

    Qëllimi i bisedimeve mes Iranit dhe evropianëve, të cilat burimi gjerman i tha Reuters tha se po zhvillohen në koordinim me Shtetet e Bashkuara, është të bindet pala iraniane që të japë garanci të forta se programi i saj bërthamor do të përdoret vetëm për qëllime civile.

    Sipas të njëjtit burim, bisedimeve do t’u pasojë një dialog i strukturuar në nivel ekspertësh.

    Izraeli ka deklaruar se qëllimi i tij është të eliminojë aftësinë e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

    Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

    Televizioni shtetëror i Iranit është “hakuar”, Qeveria iu bën thirrje iranianëve të bllokojnë sinjalet satelitore 

    Të Fundit

    Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

    Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

    Reali nuk e përballon ”klimën” amerikane, barazon me Al Hilal

    WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar

    Reuters: Ministrat evropianë do të zhvillojnë bisedime bërthamore me Iranin të premten në Gjenevë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.