Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ndërkombëtarët kërkojnë konstituim, Rohde: Në politikë duhet kompromisi, duhet zgjidhja

    18/06/2025 23:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dështimet e njëpasnjëshme të ligjvënësve për konstituimin e kuvendit që dy muaj po i ndjekin me vëmendje edhe ndërkombëtarët.

    Krejt situatën e bllokimit të institucionit legjislativ ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e quan depresive.

    Ai thekson që në politikë duhet të ketë kompromis.

    “Që të jem i sinqertë, për mua më duket me të vërtetë depresive, për kandidaten, për reputacionin e vetë Kuvendit. Shumë depresive për gjithë popullatën që ka votuar, Nevoja është kompromisi dhe nëse secili e thotë ‘vetëm unë kam të drejtë’, në princip është në rregull kjo gjë, por që në politikë duhet kompromisi, duhet zgjidhja”, deklaroi ai.

    Profesori Avdi Smajljaj thotë se me gjithë këto dështime, Kosova po del keq para faktorit ndërkombëtar.

    Smajljaj thotë se ky është indikator që në vend ka parti të papërgjegjshme karshi tyre.

    “Si duket obligimi kushtetues nuk po iu mjafton partive politike, përgjegjësia ndaj shtetit nuk po iu mjafton, votat e qytetarëve nuk po iu mjaftojnë, nuk po iu mjafton thirrja e qytetarëve vazhdimisht që partitë të i bëjnë institucionet tani ka mbete edhe mekanizmi i fundit që është thirrja e shteteve që e mbështesin shtetin e Kosovës si mekanizëm jo formal që partitë të i thërrasin mendjes, ta  zhbllokojnë gjendjen dhe të i krijojnë institucionet. Sepse përves kësaj mendoj që nuk ka ndonjë mekanizëm tjetër i cili vërtetë do t’i shtynte partitë politike që të janë të përgjegjshme dhe të kryejnë obligimet bazë kushtetuese siç është konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i institucioneve”, deklaroi Smajljaj.

    Që këto dështime e dëmtojnë imazhin e Kosovës e thotë edhe ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

    “Klasa politike do të duhej të ishte në nivelin që të mos i dëgjonte në kuptimin këto porosi ndërkombëtare, sepse në fund të fundit është interesi jonë madhor partitë politike janë të këtij vendi dhe elektorati është i Kosovës dhe mbi të gjitha jemi motra dhe vëllezër në fund të ditës, jemi rival politik mirëpo duhet të këtë një gatishmëri, një vullnet që për interes të shtetit të Kosovës të gjendet një kompromis. Mbi të gjitha, vetë kushtetuta e Kosovës dhe sistemi jonë politik e kërkon nevojën e kompromisit dhe marrëveshjes, kështu edhe në të kaluarën ka qenë. Duhet të jepet diçka në demokraci dhe të merret diçka”, potencoi Ukshini.

    Gjatë kësaj jave, konstituim të Kuvendit dhe krijim të institucioneve kanë kërkuar edhe Franca dhe Britania e Madhe.

    Të enjten është seanca e 34-të më radhë në tentativë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës../teve1/

    Artikuj të ngjashëm

    Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

    Rohde e uron komandantin e ri të KFOR-it gjerman: Ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë

    Rohde me porosi si Hovenier: Mos e fyeni klubin ku doni të hyni

    Të Fundit

    Reali nuk e përballon ”klimën” amerikane, barazon me Al Hilal

    WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar

    Reuters: Ministrat evropianë do të zhvillojnë bisedime bërthamore me Iranin të premten në Gjenevë

    Krasniqi vlerëson lartë punën e ish-kreut të GjND-së që legjitimoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës

    Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë viziton Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.