Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

    18/06/2025 21:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka konfirmuar se autostrada që do të lidhë Maqedoninë me Kosovën do të realizohet gjatë këtij mandati qeverisës.

    Në Debat Plus, Fetai tha se po punohet intensivisht për alokimin e fondeve dhe për gjetjen e zgjidhjeve më të shpejta dhe efektive për nisjen e këtij projekti madhor.

    “Do të hapet kufiri me Kosovën, njerëzit do të kalojnë për dy minuta çdo pikë kufitare, njëjtë do të lehtësohet edhe qarkullimi i mallrave. Autostrada për Kosovë do të bëhet, po alokohen fondet dhe jemi duke kërkuar zgjidhjen më të shpejtë dhe efektive”, tha Fetai.

    Ai shtoi se investimet e mëdha nuk do të ndalen vetëm tek autostrada, por përfshijnë edhe rrugën për në Prizren nga Tetova, si dhe realizimin e Kampusit Universitar “Nënë Tereza” në Shkup, ku janë miratuar pagesat e para në vlerë prej 34.5 milionë eurosh, një investim historik për universitetin shqiptar në Maqedoni.

    Fetai kritikoi edhe BDI-në, duke theksuar se 22 vitet e tyre në pushtet kanë qenë të mbushura me premtime të pambajtura për projekte të tilla.

    “Do të bëhet shumë shpejt, me siguri që do të kryhen këto projekte brenda këtij mandati, patjetër që brenda mandatit. Do të bëhet edh erruag për Prizren për nga Tetova, do investohen dhe kemi filluar, miratuam pjesën e parë të pagesave për të realizuar Kampusin Universitar Nënë Terezë në Shkup 34.5 milionë euro investohen në një Universitet kryesisht shqiptarë, kurrë s’ka ndodhë kësi lloj investimi në kohën e BDI-së”, deklaroi Fetai.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela e re në rrugën drejt Strugës në Maqedoninë e Veriut

    Kjo është momentalisht gjendja e rrugës Kijevë-Dollc, pamje

    “Kemi dalë për bukë të fëmijëve”, Punëtorët e krahut në mes të rrugës edhe për 1 Maj

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.