Manchester City e ka nisur me fitore Kupën e Botës për klube.
Skuadra angle në ndeshjen e parë të Grupit G, shënoi fitore ndaj skuadrës marokene, Wydad Casablanca, me rezultat 2-0.
Phil Foden me golin më të shpejtë deri më tani i dha epërsinë Cityt në minutën e 2-të.
Golin e fitores e shënoi Jeremy Doku, në minutën e 42-të.
Skuadra e Pep Guardiolas është lidere e grupit aktualisht, derisa të zhvillohet ndeshja mes Al Ain dhe Juventusit.