Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Raportohet për një takim afro 2 orësh në mes të Limajt e Abdixhikut

    18/06/2025 18:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot kanë pasur një takim ‘kokë me kokë’.

    Gazeta Blic ka marrë vesh se takimi i cili ka zgjatur për më shumë se një orë e 30 minuta, sapo ka përfunduar.


    “Abdixhiku e Limaj kanë pasur një takim që ka zgjatur për më shumë se një orë e gjysmë. Aty është biseduar për situatën aktuale politike”, thanë burime.

    Këto burime ndonëse nuk kanë saktësuar nëse ka pasur ndonjë dakordim ndërmjet dy liderëve në lidhje me krizën politike në vend, megjithatë këto burime shtojnë se takimi ka shkuar në atmosferë të mirë dhe është diskutuar për rrugën për dalje nga kriza politike.


    Ndërkaq, as nga LDK s as nga Nisma nuk kanë dhënë detaje nga ky takim.Ndryshe, Kuvendi i Kosovës për 33 herë radhazi ka dështuar që të konstituohet.


    Vetëvendosje vazhdon të këmbëngul që Albulena Haxhiu duhet të jetë kryetare e Kuvendit, derisa opozita e ka vlerësuar figurën e saj si konfliktioze.Në anën tjetër, Limaj ka pasut takim me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, por pa ndonjë marrëveshje konkrete, për faktin se kreu i Nismës e ka kërkuar pikërisht postin e kryetarit të Kuvendit.


    E, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku derisa ka reguzuar ftesën e Kurtit për koalicion të mundshëm, ai ka propozuar një Qeveri Uniteti.

    Artikuj të ngjashëm

    I quajti ‘nomadë’, Haziri i përgjigjet Kurtit: ‘Qeveri’ në detyrë ke, por ministrat në Prokurori të rrinë krejt kohën

    Publikohet raporti i auditimit për LDK-në: Kjo ishte gjendja e financave të partisë gjatë 2024-tës

    Hazi del me një deklaratë: Emri i kryeministrit dhe i presidentit kalojnë kah zyrat e LDK-së

    Të Fundit

    “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i jep përgjigje Grida Dumës

    ShBA dhe Britania u pajtuan që Irani nuk guxon të ketë armë bërthamore

    Ustawienia Konta Użytkownika w Aplikacji Mostbet

    Imazhet satelitore zbulojnë dëmet në reaktorin bërthamor në Iran

    Leonbet: Αποκτήστε 150% Μέχρι 550 + 10% Επιστροφή Μετρητών”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.