Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati është takuar me deputetin zviceran, Reto Nause, ku diskutuan lidhur me trajtimin e ish-bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.
”Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje të tjera si lufta e Kosovës ndaj Serbisë, situata politike aktuale në Kosovë dhe padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë nga Gjykata Speciale. Kjo gjykatë po vepron në mënyrë të padrejtë, por ne nuk do të ndalemi. Do të trokasim në çdo derë, deri sa të ndalet ky proces i padrejtë dhe të rikthehet drejtësia”, shkroi Gucati.
Postimi i plotë:
Sot, në Parlamentin e Zvicrës, realizuam një takim të rëndësishëm me deputetin zviceran, Reto Nause, një mik i respektuar i lirisë dhe demokracisë, si dhe me deputetë të tjerë të pranishëm.
Në emër të të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falënderuam z. Nause për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë që na dha për të ngritur shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje të tjera si lufta e Kosovës ndaj Serbisë, situata politike aktuale në Kosovë dhe padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë nga Gjykata Speciale. Kjo gjykatë po vepron në mënyrë të padrejtë, por ne nuk do të ndalemi. Do të trokasim në çdo derë, deri sa të ndalet ky proces i padrejtë dhe të rikthehet drejtësia.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të ngritur zërin në arenën ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi dhe respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë e popullit tonë.