Të prangosur janë sjell në Gjykatën Themelore në Prishtinë ish-kryeshef i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq.
Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të dy ngarkohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.