Ish-ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara, Michael Oren, tha se kishte frikë se Irani mund të sulmonte një anije ose bazë amerikane për ta futur Uashingtonin në luftë.
Duke folur në programin Today të BBC Radio 4, Oren tha se kishte individë në Shtëpinë e Bardhë që nuk donin që SHBA-të të përfshiheshin në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.
“Nëse Irani do të sulmonte SHBA-të i pari, kjo do të rriste presionin mbi Trump brenda administratës së tij, dhe Presidenti Trump do të ushtronte më pas presion mbi Izraelin që të binte dakord për negociata dhe një armëpushim”, tha Oren.
“Kjo është ndoshta ajo që mendojnë iranianët”, shtoi ai. “Kjo është frika ime”.
Oren beson se Izraeli duhet të vazhdojë sulmet e tij dhe se tani nuk është koha për një armëpushim, pavarësisht thirrjeve nga disa zyrtarë amerikanë.
“Pse do të donte dikush që ne të ndalemi? Pse do të ishte dikush kundër dobësimit të ndjeshëm të Iranit?” pyeti ai.