Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Merz: Irani është një regjim terrori, do të ishte mirë nëse i vjen fundi regjimit të mullahëve

    18/06/2025 11:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në një intervistë për kanalin e medias publike gjermane ARD tha se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet. Ai ka shtuar se është e papranueshme që Irani po konstrukton armë atomike.

    Pjesë nga intervista:

    ARD: Të premten e kaluar një shtet sovran – Izraeli – filloi të bombardojë një tjetër shtet sovran, Iranin. A është kjo një luftë sulmuese?

    Friedrich Merz: Ne gjatë gjithë fundjavës jemi konsultuar intensivisht për këtë temë, edhe në samitin e G7 në Kanada kjo ishte një nga temat më të rëndësishme. E pikërisht një ditë më parë miratuam një deklaratë të përbashkët. Në të theksohet edhe njëherë e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje dhe përshkruhet karakteri i regjimit të Teheranit, si një regjim, që është në masë të gjerë përgjegjës për terrorin në botë. Nga pikëpamja jonë është e papranueshme që Irani është duke konstruktuar armë atomike. Në këtë kontekst Izraeli po vë në veprim të drejtën e vet për vetëmbrojtje duke e marrë vet këtë përgjegjësi.

    ARD: Izraeli argumenton me një goditje preventive. Një kusht i rëndësisihëm për këtë është, që një sulm i pritshëm së shpejti. A keni telefonuar natën e sulmit me Benjamin Netanjahun. Ka ndarë ai argumenta, se një sulm nga Irani pritet së shpejti?

    Friedrich Merz: Këto argumenta janë dhënë qysh një ditë përpara. Nga Autoriteti Ndërkombëtar për Energjinë Bërthamore pati një deklaratë, që Irani sërish nuk e respektoi, për të garantuar aksesin në të gjitha impiantet e pasurimit të uraniumit, të cilat janë të shpërndara në mbarë vendin. Irani menjëherë pas kësaj deklaroi, se do ta vazhdojë edhe më intensivisht procesin e pasurimit të uraniumit.

    ARD: Por a është kjo një arësye për luftë. Për në fundjavë ishin planifikuar bisedime me SHBA-në?

    Friedrich Merz: Ky është një vendim i qeverisë izraelite, vendim që ajo e ka marrë brenda kompetencave të veta dhe me përgjëgjësinë e vet. Por me sa duket Izraeli kërcënimin e ka marrë aq seriozisht, sa kjo e ka shtyrë të vendosë për këtë përgjigje ushtarake. Ky vend ka të drejtën të vetëmbrohet. Nëse qeveria izraelite e konsideroi se kishte ardhur momenti, atëherë nuk kam përse ta kundërshtoj këtë.…

    ARD: Sepse ka shumë vende, që ndihen të kërcënuar nga një vend tjetër: A ju preokupon fakti, që e drejta ndërkombëtare po shkelet përmes së drejtës së më të fortit?

    Friedrich Merz: Kjo është një situatë e veçantë, që po e shohim prej vitesh në Lindjen e Mesme. Izraeli është i rrethuar nga vende, shumica e të cilëve e vlerësojnë si doktrinë shtetërore asgjësimin e shtetit të Izraelit. Vendi që prej dekadash e ka nxjerrë më së shumti në pah këtë, është Irani dhe regjimi i mullahëve. Izraeli ka qenë i kërcënuar dhe nga programi për armët bërthamore është ndierë dyfish i kërcënuar. Ne bashkarisht një ditë më parë përcaktuam, se Irani nuk duhet të posedojë armë atomike dhe këtë e kemi vendosur në një kontekst me të drejtën për vetëmbrojtje të shtetit të Izraelit.

    ARD: Në ç`mënyrë mund t’i jepet fund programit për armët bërthamore: ushtarakisht apo përmes bisedimeve?

    Friedrich Merz: Gjendja katër ditët e fundit ka ndryshuar dukshëm. Tani është dhënë një përgjigje ushtarake, pasi përpjekjet diplomatike prej dekadash kanë dështuar. SHBA para disa vitesh u tërhoqën nga bisedimet, ndërsa europianët vazhduan, me shpresën që ndoshta do të ketë lëvizje për më mirë. Kjo shpresë herën e fundit u zhgënjye rëndë.

    ARD: Kryeministri izraelit Netanjahu tha: Kjo krizë mund të marrë fund, duke vrarë Ajatollah Ali Chamenei. A bashkoheni me këtë vlerësim?

    Frieedrich Merz: Ky është një vlerësim i kryeministrit izraelit, ashtu sikurse e ka deklaruar. Ndoshta ka pasur një shkas, që e ka bërë publike këtë. Sidoqoftë do të ishte mirë, nëse ky regjim në Iran të mos ketë më influencë në të ardhmen në vend, pasi atje ka një numër të madh njerëzish, që prej kohësh duan të çlirohen nga zgjedha e këtij regjimi. Ne kemi të bëjmë me një regjim terrori – nga brenda dhe jashtë vendit. Do të ishte mire, që këtij regjimi t’i vijë fundi.

    Artikuj të ngjashëm

    Shqetësime për sigurinë, SHBA mbyll ambasadën në Jerusalem për tre ditë

    Flet kryediplomati: Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin

    Deklarata e Trump, Cakolli: S’do ketë hapësirë për kalkulime të brendshme, Kosova të jetë e qartë

    Të Fundit

    Shqetësime për sigurinë, SHBA mbyll ambasadën në Jerusalem për tre ditë

    Merz: Irani është një regjim terrori, do të ishte mirë nëse i vjen fundi regjimit të mullahëve

    Flet kryediplomati: Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin

    Deklarata e Trump, Cakolli: S’do ketë hapësirë për kalkulime të brendshme, Kosova të jetë e qartë

    U përfol për një takim me Kurtin, reagon deputetja e LDK-së: Qëndrimi im s’ka ndryshuar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.