Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deklarata e Trump, Cakolli: S’do ketë hapësirë për kalkulime të brendshme, Kosova të jetë e qartë

    18/06/2025 10:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar në  lidhje me deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pasi ky i fundit u zotua të angazhohet sërish në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë tani Kosova nuk mund të jetë as pasive, as e paqartë.

    Cakolli po ashtu ka deklaruar edhe se nga rikthimi i Trump është bërë e qartë se logjika e imponimit do të jetë në qendër të veprimit diplomatik.

    Ai ka vlerësuar edhe se ndryshimi globale po ndodh në një moment kur Kosova është më së paku e përgatitur për të, dhe se, siç ka thënë ai, kur shteti është në pauzë.

    ‘‘Ka një mori mësimesh që duhet nxjerrë nga situata me Iranin dhe përfshirja vendimtare e Trumpit në “zgjidhjen” e saj. Që nga rikthimi i tij, është bërë e qartë se me administratën Trump, logjika e imponimit do të jetë në qendër të veprimit diplomatik – me një largim nga rendi i parashikueshëm ndërkombëtar.  Përmendja e Kosovës, në kontekst të dialogut me Serbinë, nga Trump – si një çështje që “e kishte zgjidhur” – ishte një kujtesë se problemet e hapura, mund të rikthehen në tavolinë kur e kërkojnë rrethanat, jo palët. Dhe, kur rikthehen, zakonisht përfundojnë si zgjidhje të imponuara. Kosova nuk mund të jetë as pasive, as e paqartë. Ky ndryshim global po ndodh pikërisht në një moment kur Kosova është më së paku e përgatitur për të. Shtetin e kemi në pauzë, lidershipin politik të fragmentuar dhe diplomacinë thuajse inekzistente, që në rastin më të mirë – reagon ndaj zhvillimeve’’, ka deklaruar ai.

    Tutje, i njëjti ka shtuar edhe se përfshirja e Trump në dialogun Kosovë-Serbi mbetet një skenar real, dhe se në këtë skenar, s’do të ketë hapësirë për kalkulime të brendshme.

    ‘‘SHBA-të do të mbeten të përfshira në Kosovë, gjithnjë e më shumë në mënyrë transaksionale. E kaluara e përbashkët nuk garanton trajtim të përhershëm preferencial. Presidenti Trump duket se respekton ata që vijnë në tavolinë me vlerë të shtuar, qëndrueshmëri dhe kapacitet për të ofruar zgjidhje, jo thjesht me kërkesa. Përfshirja e tij në dialogun Kosovë-Serbi mbetet një skenar real, sidomos nëse Ballkani Perëndimor rikthehet në vëmendjen ndërkombëtare. Në atë skenar, nuk do të ketë hapësirë për kalkulime të brendshme – vetëm presion dhe nevojë për qartësi’’, ka shtuar ai.

    Në fund, Cakolli ka theksuar se Kosova duhet të ndërtojë pozicione të qarta dhe të pavarura nga retorikat e së kaluarës.

    ‘‘Për këtë arsye, Kosova duhet të ndërtojë që tani pozicione të qarta, të pavarura nga retorikat e së kaluarës dhe emocionet e miqësisë. Koha për përgatitje nuk fillon kur ftohesh në tavolinë, por kur përmendesh në fjali. Dhe në një rend ku marrëveshjet nuk burojnë nga proceset e balancuara, por nga çaste të favorshme, vetëm ata që janë të gatshëm, mbeten faktorë realë’’, ka përfunduar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Flet kryediplomati: Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin

    U përfol për një takim me Kurtin, reagon deputetja e LDK-së: Qëndrimi im s’ka ndryshuar

    Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

    Të Fundit

    Flet kryediplomati: Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin

    Deklarata e Trump, Cakolli: S’do ketë hapësirë për kalkulime të brendshme, Kosova të jetë e qartë

    U përfol për një takim me Kurtin, reagon deputetja e LDK-së: Qëndrimi im s’ka ndryshuar

    Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

    CNN: Pse ShBA po dërgon aeroplanë furnizues me karburant në Lindjen e Mesme?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.