Kreu suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë një paralajmërin ku flet për fillimin e betejës në konfliktin me Izraelin.
“Në emër të Haidarit të nderuar, beteja fillon tani”, shkruan ai në X.
Haidar është një emër që shpesh përdoret për Aliun, të cilin myslimanët Shiit e konsiderojnë si Imam të parë dhe pasues të profetit Muhamed.
Gjithashtu, udhëheqësi i Iranit ka postuar një mesazh edhe në llogarinë e tij në anglisht në X, ku ka thënë:
“Duhet të japim një përgjigje të fuqishme regjimit terrorist të sionistëve. Nuk do të tregojmë asnjë mëshirë ndaj sionistëve”.
Ky postim është përditësuar me mesazhin e Khamenei-t në llogarinë e tij në anglisht.
We must give a strong response to the terrorist Zionist regime.
— Khamenei.ir (@khamenei_ir) June 17, 2025
We will show the Zionists no mercy.