Irani tha të mërkurën se kishte arrestuar pesë agjentë të dyshuar të agjencisë së inteligjencës Mossad të Izraelit me akuzën e “njollosjes” së imazhit të vendit në internet, raportuan agjencitë iraniane të lajmeve, siç transmeton The Guardian.
“Këta mercenarë kërkuan të mbjellin frikë në publik dhe të njollosin imazhin e sistemit të shenjtë të Republikës Islamike të Iranit përmes aktiviteteve të tyre të llogaritura në internet”, cituan agjencitë e lajmeve Tasnim dhe SNA një deklaratë nga Garda Revolucionare.
Ata shtuan se arrestimet ishin bërë në Iranin perëndimor.