Hajrulla Çeku raportohet se do të kandidohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.
Portali “Koha”raporton se prezantimi i kandidaturës së Çekut do të bëhet nesër nga ora 17:00.
Çeku raportohet se nuk ka dhënë përgjigje ende mbi këtë çështje.
Theksojmë se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës.