Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mbrëmë ka njoftuar se ka pritur në zyrë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai thotë se kanë biseduar për projekte të përbashkëta.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal. Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë.”
Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara në Maqedoninë e Veriut, kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka përkrahur koalicionin VLEN.