Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kap “duke rrotulluar sytë” pasi presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti diçka, ndërsa ishte ulur në tryezën e rrumbullakët të G7.
Reagimi erdhi ndërsa udhëheqësit botërorë nga Grupi i Shtatë (G7) – Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe BE-ja – u takuan në resortin luksoz të Kananaskis, mes krizave globale në thellim si në Ukrainë ashtu edhe në Lindjen e Mesme.
Meloni u kap në kamera duke u përkulur për të dëgjuar se çfarë po i pëshpëriste presidenti francez.
Dhe më pas Meloni nuk mundi ta fshihte reagimin e saj dhe dukej se “rrotullonte sytë” ndaj gjësë që Macron i kishte thënë.
Kjo vjen pas një takimi po aq të sikletshëm midis kryeministrit kanadez Mark Carney dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Tensionet në samit shpërthyen pasi Donald Trump deklaroi në mënyrë sensacionale se përjashtimi i Rusisë nga grupi në vitin 2014 ishte një “gabim i madh” dhe madje e fajësoi atë për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.