Policia ka njoftuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë në një lokacion në Prishtinë.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe një ekip mjekësor.
Viktima, një femër kosovare, është dërguar për trajtim urgjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Hetimet në lidhje me rastin janë në zhvillim e sipër.