Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh

    16/06/2025 23:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me synim të gjetjes së një gjuhe të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme.

    Pjesëmarrës në takim janë liderë prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe ata të Bashkimit Evropian.

    Në hyrje të samitit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se largimi i Rusisë prej atij që dikur ishte G8, një dekadë më parë, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka qenë gabim.

    “Ka qenë gabim i madh”, ka thënë Trump, duke shtuar se beson që Rusia nuk do ta pushtonte Ukrainën më 2022, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të ishte përjashtuar.

    “Putini flet me mua. Ai nuk flet me askënd tjetër, nuk është i kënaqur. Mund t’ju them se ai nuk flet me asnjë njeri që e ka lënë anash, e ka përjashtuar, dhe unë pajtohem me të”, ka thënë Trump.

    Trump ka biseduar të shtunën me Putinin dhe ka sugjeruar se lideri rus mund të luante rol ndërmjetësues në mes të Izraelit dhe Iranit.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka hedhur poshtë këtë ide, duke thënë se Moska nuk mund të jetë negociatore, sepse e ka nisur një luftë kundër Ukrainës.

    Zyrtarët evropianë kanë thënë se shpresojnë që të shfrytëzojnë takimin e së martës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe atë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, në samitin e javës së ardhshme, që të bindin Trumpin të ketë qasje më të ashpër ndaj Moskës.

    “G7 duhet të ketë synim që të na bashkojë sërish, që në Ukrainë të ketë armëpushim dhe paqe afatgjatë, dhe sipas meje, është në pyetje nëse presidenti Trump është gati të shtyjë përpara sanksione më të ashpra kundër Rusisë”, ka thënë Macron.

    I pyetur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan ka thënë se Teherani ka dhënë sinjale se është gati për të negociuar.

    “Iranianët do të dëshironin të bisedonin, por do të duhej të vepronin më herët. Ata duhet të arrijnë marrëveshje, sepse është e dhimbshme për të dyja palët”, ka thënë ai nga Kanadaja, kur është pyetur për ndonjë shenjë shtensionimi nga Irani.

    “Irani nuk është duke e fituar luftën, ata duhet të bisedojnë, të bisedojnë menjëherë, para se të bëhet vonë”, ka thënë presidenti amerikan.

    Izraeli e ka nisur ofensivën kundër Iranit më 13 qershor, duke sulmuar shënjestra iraniane, përfshirë qendra bërthamore, ka vrarë figura të larta ushtarake, shkencëtarë bërthamorë, si dhe ka goditur qytete dhe qendra të naftës dhe gazit natyror.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shteti që udhëheq ai i ka përpara tri synime: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e kapaciteteve për prodhim të raketave balistike dhe eliminimin e boshtit të terrorizmit, duke iu referuar grupeve militante të përkrahura nga iranianët në Lindje të Mesme.

    Si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 224 persona në Iran, sipas autoriteteve iraniane.

    Në anën tjetër, nga kundërsulmet iraniane në Izrael është raportuar për 24 persona të vrarë./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Trump paralajmërim urgjent për popullin iranian: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

    Mesazhi i fuqishëm i presidentit amerikan- Çollaku: Trump nuk i merr me të mirë Kosovën dhe Serbinë

    “Familjës Trump i kanë dalë probleme në Beograd”, Tahiri: Vuçiq dështoi edhe gjatë vizitës në SHBA

    Të Fundit

    Haziri për paralajmërimin e Trumpit: Kosova të bëhet gati, roli i tij do të jetë kritik

    Krasniqi: SHBA kanë kërkuar qasje më proaktive, Kosova dëmtohet nëse institucionet s’janë të konsoliduara

    “Tankerët” amerikanë zbarkojnë në Evropë, Bildt: Duket sikur Trump do të futet në luftë

    Limaj: Qytetari të ndëshkojë politikanët e papërgjegjshëm që s’marrin përgjegjësitë që iu takojnë

    Ali Ahmeti e pret në zyrë Liburn Aliun, zgjedhjet e kaluara Kurti e kishte përkrahur VLEN-in

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.