Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti pret “Shkodrën Elektronike” në Prishtinë

    16/06/2025 20:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Prishtinë dyshen e njohur muzikore “Shkodra Elektronike”, të cilët përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision 2025 me këngën “Zjerm”.


    Në takim u vlerësua suksesi i tyre në Eurovision, ku u renditën mes 10 këngëve më të votuara të natës dhe u përmendën nga media ndërkombëtare si The Guardian, për një ndër performancat më unike të këtij edicioni.


    Dyshja karizmatike, Beatriçe dhe Kola, erdhën “plot zjerm” edhe për publikun kosovar, duke ndezur skenën e FemArt me stilin e tyre të veçantë elektro-pop.


    Kurti foli me ta edhe për këngën e tyre më të re “Shndrit!”, që po pritet shumë mirë nga publiku dhe kritikët, si dhe për planet e ardhshme që përfshijnë turne ndërkombëtare dhe bashkëpunime artistike.
    “Siouxsie and the Banshees dhe Sisters of Mercy ishin për Britaninë; për ne është bindshëm Shkodra Elektronike – një emër që nuk ndalet, as në studio, as në skenë”, u shpreh Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Dy muaj nga seanca e parë: As afër mazhorancës, Haxhiu ‘barrierë’ për të mos dështuar zgjedhja e Kurtit

    Kurti: Kosova synon të bëhet shteti i 33-të i NATO-s

    Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut

    Të Fundit

    Plagosi gruan me të cilën bashkëjetonte, pranon fajësinë dhe kërkon marrëveshje me palën e dëmtuar

    Kopenhaga i prin listës si qyteti më i mirë për të jetuar në botë

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje

    E dhimbshme: Nesër varroset 18-vjeçari nga Kosova që vdiq në Gjermani

    “S’më intereson çka tha ajo” – Trump kundërshton shefen e inteligjencës për kapacitetet bërthamore të Iranit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.