Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti” i cili ka fituar edhe “Big Brother VIP Albania”, po vazhdon koncertet e tij nëpër vende të ndryshme të botës.
Pas disa shteteve në Evropë, Gjesti mbrëmë ka mbajtur një koncert edhe në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në videot e publikuara në faqen zyrtare “Gjestt Entertainment”, shihet që publiku në vazhdimësi ka kënduar këngët e tij dhe gjithë hapësira ku është mbajtur koncerti ka qenë e mbushur plotë.
Por, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale.
Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndrequ”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë. Ky i fundit më pas tundi kokën, dhe siç duket nuk mundi t’i rezistonte ritmit të këngës.
Ai u kap duke lëvizur e duke ndjerë muzikën, duke treguar kështu se fuqia e këngës së Gjestit i kishte kapluar edhe ata që nuk janë pjesë e skenës.