Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është drejtuar drejtpërdrejt popullit iranian përmes një video-mesazhi të publikuar të premten në mbrëmje, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë ndryshim.
“Ngrihuni dhe bëni që zëri juaj të dëgjohet”, tha Netanyahu, duke theksuar se lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër regjimit që i sundon ata.
Në të njëjtin mesazh, Netanyahu paralajmëroi për veprime të mëtejshme: “Më shumë është duke ardhur. Regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët”, tha ai.
Izraeli ka shkatërruar impiantin më të rëndësishëm të pasurimit të Iranit, një “pjesë të madhe” të arsenalit të tij të raketave balistike, komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë të lartë bërthamorë gjatë ditës së kaluar, pretendoi Netanyahu në video.
Në fund të mesazhit, Netanyahu i bëri thirrje popullit iranian që të veprojë në emër të trashëgimisë së tyre: “Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur për lirinë e vet.”