Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq për sulm ndaj gazetarëve

    13/06/2025 17:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Slakvo Simiq dhe një personi tjetër për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq. 

    Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria.

    Njoftimi i plotë: 

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale S.S., deputet i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
    Me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, i pandehuri S.S., me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat, me ç`rast vazhdon sulmi në drejtim të gazetarëve dhe mediumeve të Republikës së Kosovës, fillimisht me shok bomba, pastaj i godasin me grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni tulla, ngjyra dhe gjësende tjera, si pasojë e të cilave kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë.
    Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V., si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ”Sulmi” nga neni 184 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të KPRK, dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që dy (2) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

    Shqipëria “qendër e diplomacisë”, Rama sot mirepret liderët e 13 shteteve të rajonit

    Sulmet iraniane gjatë natës, raportohet për 4 viktima në Izrael

    Të Fundit

    Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

    Shqipëria “qendër e diplomacisë”, Rama sot mirepret liderët e 13 shteteve të rajonit

    Sulmet iraniane gjatë natës, raportohet për 4 viktima në Izrael

    Trump tha se “e ndali shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë”- Grenell e shpërndan postimin

    Javë e nxehtë na pret, temperaturat deri në 30 gradë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.