Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Rahovec, shkruan GazetaDemos.
GazetaDemos merr vesh nga burimet e saja se një vajzë rreth moshës 14 vjeçare është dhunuar nga disa persona për 4 orë rresht.
Të njejtat burime i thanë “Demosit” se e mitura është marrë me dhunë nga një veturë “Golf 4”, dhe është dërguar në një vilë në Rugovë dhe pas aktit të rëndë atë e kanë lënë në rrugë.
Më tej mësohet se gjendja e të miturës është e rëndë dhe po merr trajtimin përkatës.
Lidhur me rastin GazetaDemos ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do iu mbaj të informuar për rastin.