Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut

    12/06/2025 18:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministi në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për propozimet e tyre për anëtarët e Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

    Përmes një deklarate publike, Kurti njoftoi se përfaqësuesi i tij në këtë bord, njëherësh edhe kryesues i tij, do të jetë ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

    “Ministri Krasniqi e njeh shumë mirë lëndën me të cilën do të merret, dhe jam i bindur që me përvojën dhe vullnetin që ka, do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave, në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim,” deklaroi Kurti.

    Sipas Kurtit, Bordi i Përbashkët i Mitrovicës do të ketë përfaqësim me barazi gjinore, me pesë gra dhe gjashtë burra, si dhe do të jetë multietnik, duke përfshirë shqiptarë, serbë, boshnjakë dhe egjiptianë.


    Kryeministri në detyrë uroi anëtarët për detyrën e re dhe u dëshiroi sukses dhe punë të mbarë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti pret “Shkodrën Elektronike” në Prishtinë

    Dy muaj nga seanca e parë: As afër mazhorancës, Haxhiu ‘barrierë’ për të mos dështuar zgjedhja e Kurtit

    Kurti: Kosova synon të bëhet shteti i 33-të i NATO-s

    Të Fundit

    Dështon “seriali 33” i Kuvendit, shihemi në epizodin e 34-të

    Nis seanca e Kuvendit, tentohet për herën e 33-të me radhë

    Çitaku për qasjen e Trumpit: Kurtit s’i bëhet vonë, Kosova të përgatitet të përballet me një botë që po ndryshon

    Trump: Largimi i tij nga G7 s’ka lidhje me armëpushimin, është shumë më e madhe se kaq – na ndiqni

    Tahiri: Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të re, por jo me Kurtin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.