Komisionieri i Policisë në Ahmedabad ka thënë se një person që ishte në bord i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit në Indi.
Bëhet fjalë për personin që ishte i ulur në ulësen 11A në aeroplanin e Boeing 787-8 Dreamliner.
Duke folur për agjencinë indiane të lajmeve ANI, zyrtari ka thënë se i mbijetuari “është në spital dhe po trajtohet”.
Sipas dokumenteve të deritashme të publikuara nga autoritetet, pasagjeri në këtë ulëse ishte Vishwas Kumar Ramesh, dhe është me shtetësi britanike.
Mediat në Indi kanë raportuar se kanë folur me Vishwashin në spital. Ai ka treguar biletën dhe pasaportën.
“30 sekonda pas nisjes, ka pasur një zhurmë të madhe dhe më pas aeroplani u përplas. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”, raportohet të ketë thënë ai.