Sport

Kombëtares i shtohet një futbollist i ri

Veldin Hoxha ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten Federata e Futbollit e Kosovës. Hoxha 22-vjeçar luan në pozitë ne mesfushorit, ndërsa bën karrierë te Rubin Kazani në Rusi.

“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës! Veldini do të jetë pjesë e Dardanëve për ndeshjet e ardhshme”, shkruan FFK-ja.

Ai më herët ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kroacisë. Për Shpresat e Kroacisë ka luajtur 24 ndeshje

Artikuj të ngjashëm

Back to top button