Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deda: A do të besonte dikush pas 26-vjetëve se vendi do të abuzohet nga një lider?

    12/06/2025 17:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik Ilir Deda ka parashtruar një mori pyetjesh në Ditën e Çlirimit për situatën në të cilën është vendi.

    Në një postim në Facebook, ai ka pyetur se: “A do të kishte besuar ndokush në verën e vitit 1999 se 26-vjet më vonë Kosova do të ketë kriza të mëdha të brendshme?”.

    Tutje, i njëjti ka theksuar se a do të besonte dikush para 26-vjetëve se njëri nga liderët e vendit do të abuzojë dhe keqpërdorë me arbitraritet pushtetin, dhe që me këmbëngulësi do të shtyjë Kosovën drejt irrelevancës politike.

    “Apo, që në vend të opozitës do të protestojnë bizneset të cilat qeveria i ka sjell pranë bankrotit? Apo, që gati 200 mijë punëtorë të sektorit privat mund të mbesin pa punë për shkak të politikave të qeverisë?”, tha Deda.

    “Apo, që opozita do të jetë aq inerte e që në vend të saj në studio televizive do të debatojnë analistë, opinionistë e gazetarë? Apo, që do të jemi në paradoks ku aktorët politikë e publik, të qeverisë e një pjese të opozitës e akuzojnë njëri-tjetrin që punojnë për Serbinë?”, pohoi Deda.

    Më tej, Deda theksoi se askush këto nuk i kishte besuar, por sipas tij, e pabesueshmja po ndodhka.

    “Nëse 5 muajt e fundit nuk mjaftojnë për zgjim kolektiv, vetëm mund t’i paramendojmë 26 vjetët para nesh. Por, pa zgjim nuk do të ‘bohet mirë’”, ka thënë Deda.

    Artikuj të ngjashëm

    Deda: Bllokada në Kuvend po sjell hajër, po dalin keqpërdorimet

    Porosia e Ilir Dedës: Nëse përnjëmend e doni Kosovën ndërrojeni Albulena Haxhiun

    Propozimet e Dedës: Presidenti të zgjedhet nga qytetarët, kryetari i Kuvendit nga më shumë kandidatë

    Të Fundit

    Nuk ka pasur goditje me raketa në Haifa të Izraelit

    Një 20-vjeçare është vrarë nga sulmet irianiane në Izrael

    Në Galileun Perëndimor janë plagosur 14 persona, ka thënë shërbimi emergjent i Izraelit

    Irani dhe Izraeli me sulme të reja, Netanyahu thërret mbledhjen e kabinetit të sigurisë

    Depoja e naftës Shahran në Teheran është goditur nga Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.