Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berat Buzhala largohet nga Gazeta Express dhe T7, së shpejti me projekt të ri në RTV21

    13/11/2021 20:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vetëm pak muaj pasi u mësua për shitjen e Gazetës Express dhe Televizionit T7, bashkëthemeluesi i tyre dhe drejtori gjeneral Berat Buzhala është larguar nga këto mediume.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Berat Buzhala nga kjo javë më nuk është pjesë e Gazetës Express dhe T7. Mediumet tash e tutje drejtohen nga Leonard Kerquki si drejtor i ri i gazetës dhe televizionit.

    Buzhala, siç merr vesh Reporteri.net me burime, shumë shpejtë pritet të nisë një projekt të ri televiziv në RTV21.

    Dhe pikërisht për projektin e ri në RTV21, merret vesh se gazetari Buzhala, me vete nga T7 pritet të marrë edhe dikë nga paneli i analistëve të emisionit “Pressing”.

    Berat Buzhala ka qenë pjesë dhe drejtues i Gazetës Express që nga themelimi i saj në vitin 2005. Angazhimin e tij në Express ai e kishte ndërprerë vetëm gjatë mandatit të tij në politikë si deputet i PDK-së, për tu rikthyer serish në drejtim të gazetës. Në vitin 2018, ai bashkë me Express themeluan edhe televizionin T7.

    Në qershor të këtij viti në mediat në Shqipëri u raportua se Gazeta Express dhe T7 janë blerë nga biznesmeni shqiptar, Klodjan Allajbeu. Ky i fundit pronar i një televizionit në Shqipëri dhe një rrjeti spitalesh atje dhe në Kosovë. 

    Artikuj të ngjashëm

    Hetimet ndaj Pecit, Buzhala: Këto janë gjurmët e krimit të Besnik Bislimit

    Berat Buzhala për Fatmir Limajn: I erdhën edhe 5 minutat e tij, ai është politikani më i talentuar në skenën tonë politike

    Pas deklarimit të Kajtazit reagon Buzhala: Pasdite e çoj veturën për kontroll teknike

    Të Fundit

    Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

    Komisioneri i OSBE’së për pakicat që vizitoi Kosovën ka qëndruar edhe në Veri: Të ketë konsultime efektive me komunitetet jo shumicë

    Halil Matoshi: Kosova është në gjendje permanente jokushtetuese dhe pa Kuvend të konstituuar

    Operacioni i SHKSHMK-së në Bjeshkët e Nemuna, gjenden dy turistët e humbur

    ​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.