Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Franco Foda raportohet se është në negociata të avancuara me Al Wahda dhe se po sunon largimin nga Kosova para ndeshjeve të shtatorit

    12/06/2025 10:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas Duelit Sportiv, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka hyrë në negociata të avancuara me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wahda, duke synuar një largim nga drejtimi i “Dardanëve”.

    Sipas këtij burimi, gjermani Foda, i cili është në krye të ekipit kombëtar të Kosovës, është duke kërkuar një pagë shumë milionëshe te skuadra e Al Wahda.

    Trajneri 58-vjeçar dëshiron ta mbyllë marrëveshjen me Al Wahda brenda javëve në vazhdim, përpara se Kosova të nisë fazën përgatitore për kualifikueset e Kupës së Botës, që nisin në muajin shtator.

    Takimet mes përfaqësuesve të Fodës dhe drejtuesve të Al Wahda tashmë kanë ndodhur, dhe gjithçka pritet të konkretizohet në javët në vazhdim. Nëse palët arrijnë marrëveshje, Franco Foda do të largohet nga posti i përzgjedhësit të Kosovës pas më pak se një viti në krye të ekipit kombëtar.

    Situata ka ngritur shqetësime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi largimi i mundshëm i Fodës në këtë fazë delikate mund të krijojë një vakum të madh në drejtimin e skuadrës para ndeshjeve vendimtare.

    Artikuj të ngjashëm

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Komentet mes Getinjos dhe ish të dashurës së Butrint Imerit ndezin rrjetin

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    Të Fundit

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Komentet mes Getinjos dhe ish të dashurës së Butrint Imerit ndezin rrjetin

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    Haradinaj: Përherë mirënjohës Amerikës, festa e tyre është edhe festë e jona

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.